Home / Lajme / Maqedoni / Deputeti Bogoevski i përgjigjet Daçiqit: Flet të pavërteta

Deputeti Bogoevski i përgjigjet Daçiqit: Flet të pavërteta

Deputeti nga radhët e LSDM-së, udhëheqësi i dikurshëm i “Revolucionit të Larmë” Pavle Bogoevski, i ka quajtur të pavërteta pohimet e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq, i cili, për të arsyetuar përzierjen e agjentit të BIA-s në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, tha se edhe Bogoevski me disa persona të tjerë, ka organizuar protesta në Serbi kundër presidentit të ardhshëm Aleksandar Vuçiq,

“Rrënimi i një despoti i cili dëshiron në mënyrë të pakontrolluar të praktikojë pushtet të pakufizuar është më se i mjaftueshëm për mua. Nëse ndonjëherë do të kem fuqi për edhe një, kjo mund të jetë vetëm për Maqedoninë dhe për asnjë shtet tjetër në botë. Me fjalë tjera, në asnjë mënyrë nuk kam marrë pjesë në organizimin e protestave,  e as në protestimet kundër Vuçiqit”, ka shkruar Bogoevski në rrjetet sociale.

Ai kërkoi nga Daçiqi të paktën një provë për gjoja involvimin e tij në protestat serbe kundër presidentit serb.

“Do të kisha lutur për një provë, fotografi, video, mesazh, për çfarëdo prove – çfarë për shembull ka për praninë e agjentit serb të BIA-s në Kuvendin e RM-së më 27 prill”, shkruan Bogoevski.

Deputeti i shumicës së re parlamentare në Maqedoni gjithashtu pyet se a do të thotë pohimi i Daçiqit se Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë po e akuzon Republikën e Maqedonisë për përzierje në punët e saj të brendshme. “Gjithmonë e kam përkrahur dhe do ta përkrah të drejtën për shprehje të padhunshme të protestës dhe revoltës qytetare. Besoj se të njëjtën duhet ta bëjnë edhe të gjithë politikanët, ministrat, kryetarët dhe qeveritë në botë që dëshirojnë të quhen demokratike”, thotë Bogoevski.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *