Home / Kryesoret / Deputeti i Besës pyet Zaevin: A mendon ende se është i korruptuar njëri nga ministrat e BDI-së

Deputeti i Besës pyet Zaevin: A mendon ende se është i korruptuar njëri nga ministrat e BDI-së

Deputeti i Lëvizjes Besa Zeqirija Ibrahimi gjatë debatit për porpozimin për Qeverinë e re në Parlamentin e Maqedonisë, e pyeti mandatarin Zoran Zaev se pse kur i publikoi bombat disa persona që tani i ka në kabinet i quajti të koruptuar, ndërsa tani i propozon për ministra.

Nënkryetari i Besës e pyeti Zaevin nëse të njejtit ende janë të korruptuar apo ai i ka falur ata.

“I nderuar kryetar i parlamentit i nderuar mandatar të nderuar deputetë dhe qytetarë. Kam kënaqësi që një pjesë e regjimit sot ra, por ende skemi arritur fitore, sepse një pjesë tjetër ende nuk ka rënë”, tha Ibrahimi, due e pyetur mandatarin nëse ende mendon se një person që tash është në kabinetin e tij është i korruptuar, siç ka thënë gjatë publikimit të përgjimeve, përcjell zhurnal.mk.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *