Home / Lajme / Rajon / Deputeti shqiptar fiton luftën me tumorin, rrëfimi prekës: Ç’burrneshë ma dhuroi Zoti si bashkëshorte

Deputeti shqiptar fiton luftën me tumorin, rrëfimi prekës: Ç’burrneshë ma dhuroi Zoti si bashkëshorte

Deputeti nga LDK-ja, Bardhyl Meta përmes një postimi në Facebook ka rrëfyer se si bashkëshortja e tij Adelina i ka qëndruar pranë në momentet kur ai i ishte nënshtruar një operacioni.

Meta e ka quajtuar si heroinë Adelinën, për të cilën thotë se asnjë sekondë nuk e ka lënë vetëm.

auto_bardhyl-3-720x4201494767887

Ai e ka quajtur vetën me fat që pranë ka një grua burrnesh sikurse Adelina Thaçi.

Ky është postimi i plotë:

Një bashkëbisedim i KTV-së (Amir Mjeku) me Adelina Thaqin – bashkëshorten dhe Heroinën time – e cila për asnjë sekondë në gjashtë muajt e fundit të kalvarit tim me kancerin – s’më ka lanë asnjë sekondë vet – sikur edhe në ato 6-7 ditët e netët e rënda pas operacionit të dytë 12 orësh, kur unë isha në koma 7 ditshe, një kohë kur Adelina nga 18 orë, më ka fol tek veshi: për vajzat tona, për ne të dy e lidhjen tone, më ka këndue të gjitha kangët që i dua, mi ka lexua qindra letra që vinin në ditë prej miqve, dashamirëve e familjareve tane…

– Një rrëfim që mi ktheu lotët dhe përjetimet e Heidelbergut të Gjermanisë (qytetit tim të Ri-lindjes!)…, dhe më ktheu edhe krenarinë – për faktin se çfarë burrneshe ma dhuroi Zoti si bashkëshorte, kur më përballi e lidhi me Adelinën…/BS

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *