Home / Lajme / Rajon / Detaje mbi grupin kriminal – Heroina importohej nga Shqipëria, tregtohej në Korfuz

Detaje mbi grupin kriminal – Heroina importohej nga Shqipëria, tregtohej në Korfuz

Policia e Korfuzit ka dhene detaje mbi veprimtarinë e një grupi trafikantësh të drogës, të përbërë nga grekë dhe shqiptarë, që kishin përfituar më shumë se 480 mijë euro nga veprimtaria e tyre.

Sipas policisë, grupi importonte sasira të mëdha heroine nga Shqipëria, të cilat, pasi i përpunonte, i shpërndante në tregun grek, kryesisht në ishullin e Korfuzit.

Policia thotë se janë dashur disa muaj pune intensive, ku janë përdorur metoda dhe teknike të posaçme hetimi, për të identifikuar dhe verifikuar rolin dhe aktivitetin e secilit prej pjesëtarëve të grupit kriminal.

Dosjet penale janë hartuar për 28 persona, 15 grekë dhe 13 shqiptarë. Janë arrestuar deri tani 21 prej tyre, dhjetë prej të cilëve muajin e kaluar, që aktualisht ndodhen në burg. Ndërsa 4 shtetas shqiptarë dhe 3 grekë janë shpallur në kërkim.

9 persona të tjerë, grekë e shqiptarë, u arrestuan këtë fundjavë.

Grupi kishte një strukturë hierarkike, të ndarë në tre nivele. Krerët e tij ishin 3 shtetas shqiptarë të moshës 45, 35 dhe 29 vjeç, të cilët, nga Shqipëria ku ndodhej baza e tyre, koordinonin gjithë veprimtarinë.

Në nivelin e dytë ishin dhjetë persona të tjerë, që merreshin me vjeljen e parave të trafikut, transportin e drogës, magazinimin dhe përpunimin e heroinës. Pjesë e këtij grupi ishte laboratori që u zbulua muajin e kaluar në qytezën Etoliko, midis Agrionios dhe Mesolongit. Aty ishin sekuestruar 4,8 kg heroinë.

Niveli i tretë përbëhej nga shpërndarësit e drogës, ku janë identifikuar 15 persona, kryesisht shtetas grekë.

Autoritetet thonë se grupi kishte trafikuar brenda vitit të fundit të paktën 12 kg heroinë, she përfitimi financiar përllogaritet në 480.000 euro.

 

Gjithashtu lexo

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *