Home / Lajme / Kronika e zezë / Detaje rreth përleshjes me thika mes dy grupeve në kafiterin BARCODE në Tetovë

Detaje rreth përleshjes me thika mes dy grupeve në kafiterin BARCODE në Tetovë

Një 24 vjeçar nga Tetova është rahur nga dy persona mbrëmë në kafe barin Barcod në Tetovë. Rasti ka ndodhur 10 minuta para mesnate, kur tetovari ja qenë me dy shokë të tij brenda në lokal dhe në një moment i është afruar një 23 vjeçar nga fshati Neproshten dhe ka kërkuar që të del jashtë.

Policia e Tetovës njofton se pasi që tetovari ka dalur jashtë është sulmuar me grushta nga 23 vjeçari me iniciale J.R nga fshati Neproshten, ndërsa i ka ndihmuar edhe një tjetër i moshës mbi 30 vjeçare. Policia njofton se punon në identifikimin e personit të dytë që ka marrë pjesë në rahje dhe gjatë ditës së nesërme do të ftohet në bisedë informative për të sqaruar detajet rreth këtij rasti. Në rrjetet sociale është raportuar se janë përdorur edhe thika por deri më tash policia nuk ka dhënë detaje.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *