Home / Lajme / Rajon / Dhembje e lot në Mitrovicë, mbyllet gjithçka, në nderim të 23 -vjeçarit të vrarë

Dhembje e lot në Mitrovicë, mbyllet gjithçka, në nderim të 23 -vjeçarit të vrarë

Ermal Kamberaj, 24 vjeç, menaxher i një kafiterie në Mitrovicë, u vra mbrëmë, sipas policisë, me tre plumba.

Varrimi i të riut është paraparë të bëhet sot pasdite, ndërsa, të gjitha lokalet e qytetit do të mbyllet përgjatë asaj kohe, në shenjë solidarizimi, e edhe proteste.

Kamberaj u qëllua me tre plumba mbrëmë rreth orës 21:30 në vendin e tij në punës në lokalin Check-in. Ai do të varroset sot në ora 16:30 në varrezat në Shipol.

Me këtë rast pronarët e kafiterive të qytetit të Mitrovicës janë organizuar që ndërpresin aktivitetin e punës së tyre, nga ora 16:00 e deri në përfundim të varrimit të të riut.

Kamberaj, nuk ka mundur të u mbijetojë plagëve, dhe ka vdekur rrugës për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Policia, ende nuk ka arritur të arrestojë e as të identifikojë dorasin. Janë dhënë versione të ndryshme për ngjarjen.

Në këtë lokal mbrëmë kishte edhe mbrëmje muzikore, ku do të performonte këngëtari i njohur ferizajas, Labinot Tahiri – Labi.

 

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *