Home / Kryesoret / Dhuna në Kuvendin maqedonas, 9 të akuzuarit dalin të enjten para gjykatës

Dhuna në Kuvendin maqedonas, 9 të akuzuarit dalin të enjten para gjykatës

9 persona do të dalin para Gjykatës Penale në Maqedoni, pasi dyshohen për shkaktimin e dhunës në Kuvend më 27 prill.

Ata akuzohen për veprën “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, ndërsa ka pasur reagime nga ekspertët dhe politikanë të ndryshëm që ata të akuzohen për veprën “tentativë për vrasje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa deputetë të LSDM-së dëshmuan sot në Prokurorinë Publike për ngjarjet më 27 prill, të cilët theksuan se çdo gjë është e dokumentuar. Nga dhuna mbeti i plagosur rëndë deputeti shqiptar Ziadin Sela.

Kujtojmë që konflikti nisi pasi për herë të parë një shqiptar, Talat Xhaferi, zgjidhej në krye të parlamentit maqedonas. Nga sulmi i plagosur mbeti edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *