Home / Kryesoret / Dhuna, Prokuroria ndërlikon hetimin e MPB-së

Dhuna, Prokuroria ndërlikon hetimin e MPB-së

Prokuroria e Marko Zvërlevskit minon hetimin për dhunuesit në Kuvend- thonë ekspertët juridik. Kjo prokurori përveç që ka kërkuar personat pjesëmarrës në dhunë të ngarkohen për vepra më të lehta penale, nga ajo që fillimisht kërkonte MPB, nga dita e djeshme Zvërlevski doli me kërkesë të re për policinë. Ai kërkon që të theksohen pasojat konkrete dhe në mënyrë faktografike të dokumentohen provat, mëson Alsat M. Ekspertët juridik vlerësojnë se me këtë, Prokuroria e Zvërlevskit blen kohë, edhe përkundër që posedojnë një sërë incizimesh me elemente dhune andaj është obligimi i tyre ligjor  dhe jo i policisë që të konfirmojnë se për cilat vepra do të ndiqen protestuesit e dhunshëm. Ish prokurori publik, Jovan Tërpenovski konsideron se është e domosdoshme Prokuroria urgjentisht të formojë ekip i cili do t’i analizoj filmimet. Në këtë mënyrë shumë më lehtë do të vlerësojë se për cilat vepra penale do të ndjekin individët nga turma që sulmoi deputetët.

 Dorëzuesi i kallëzimit penal nuk ka kurrfarë obligimi të jep kualifikim për ngjarjen pasi këtë kualifikim e jep vetëm prokurori publik i cili vlerëson nëse është kryer ndonjë vepër penale, kush është autori dhe për çfarë vepre penale bëhet fjalë. Se për çfarë kualifikimi do ta ndjekë prokurori publik kjo është punë vetëm e prokurorit publik – deklaroi në tel ish prokurori publik Jovan Tërpenovski.

 Sipas gazetarit Sashe Dimovski, të gjithë protestuesit që kanë hyrë në Kuvend automatikisht duhet të ndiqen penalisht për veprën “Pjesëmarrje në turmë që do të bëjë vepër penale” e më pas prokuroria në mënyrë të pavarur të kërkojë veprime individuale penale.

  Dëgjuam se atje punojnë gjashtë prokurorë dhe ata prokurorë vetëm duhet t’i japin udhëzime MPB-së të bëjë identifikim, t’i thërret personat, t’i marrë në pyetje dhe të vërtetojnë se kush çfarë ka bërë. Me këto përplasje të vogla vetëm fitohet në kohë sepse bëhet fjalë për procedurë të shkurtuar dhe ata që janë nën arrest nesër mund të lëshohen pasi ndaj tyre në afatin prej tetë ditëve nuk do të ketë kohë të ngritën aktakuza – tha gazetari Sashe Dimovski.

Nga Prokuroria për kërkesat e tyre deri tek MPB-ja thonë se janë dezinformatë. Ndryshe, për ngjarjet e fundit në Kuvend deri më tani janë arrestuar 15 persona, ndërsa tetë prej tyre janë në paraburgim në Shutkë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *