Home / Lajme / Kronika e zezë / Dhunohet seksualisht një femër në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Dhunohet seksualisht një femër në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh ka informuar për një rast të dhunimit seksual që ka ndodhur në Prishtinë. Një femër është dhunuar seksualisht dhe lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar- mashkull.

Të enjten rreth orës 15:00, ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

“Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, trasnmeton Express.

Ndërkohë që referuar statistikave të policisë raste të dhunës fizike dhe seksuale nëpër Kosovë shënohen çdo ditë. Viktimat janë shumicen e rasteve femra./Express

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *