Home / Lajme / Rajon / Dhunon biznesmenin e makinave me qira dhe ikën, arrestohet në Rinas

Dhunon biznesmenin e makinave me qira dhe ikën, arrestohet në Rinas

Arrestohet në aeroportin e Rinasit një 28-vjeçar të shpallur në kërkim policor. Në pranga ka rënë Martin Allka, banues në Mbrostar Ura, Fier.

Policia bën me dije se ndalimi i këtij shtetasi u bë pas kallzimit të bërë nga shtetasi E.S, 34 vjeç.

Ky i fundit, pronar i një biznesi për dhënie të makinave me qira, ka deklaruar se Allka e ka plagosur me mjete të forta dhe i ka shkatërruar me dashje biznesin e tij.

Gjithashtu, shtetasi Martin Allka, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke u larguar nga vendi i ngjarjes, por që më pas u arrestua në aeroport.

Allka akuzohet për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *