Home / Kryesoret / Diaspora Maqedonase: Mandatimi i Zaevit, hap para drejt qetësimit të krizës politike

Diaspora Maqedonase: Mandatimi i Zaevit, hap para drejt qetësimit të krizës politike

Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) vlerëson se mandatimi i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re, paraqet një hap përpara drejt qetësimit të krizës politike,

 

Sipas tyre, me këtë rast vijnë ndryshime qe Maqedonia të fillojë të ndërtojë shoqëri qytetare që do të respektojë parimet themelore maqedonase, unitaritetin e shtetit, interesin kombëtar dhe respektimin e institucioneve dhe sistemit juridik.

DBM-ja i bën thirrje Zaevit që të veprojë me mençuri gjatë formimit të qeverisë dhe gjatë caktimit të pozitave që sipas tyre, duhet të jenë kuadro cilësor dhe pa dosje kriminale dhe që për primare do të kenë interesin kombëtar të Maqedonisë.

DBM-ja kërkon nga Zaevi që të bashkëpunojë me opozitën, kurse OBRM-PDUKM-së i kërkojnë që të jetë një opozitë e fuqishme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *