Home / Kryesoret / “Diktatura përfundoi”

“Diktatura përfundoi”

LSDM-ja ka reaguar ndaj Nikolla Gruevskit i cili përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi është jo kushtetuese dhe diktatoriale, transmeton Gazeta Express.

“Proceset demokratike janë të pandalshme. U zgjodh edhe presidenti i ri i Kuvendit, sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës. Në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve vijon edhe formimi i qeverisë së re reformuese, Qverisë për të cilën votuan rreth 700.000 qytetarë, kurse sot e përmbajnë edhe më shumë.”, thuan nga LSDM-ka në reagimin e sotëm.

“Ka ardhur koha kur Gruevski dhe udhëheqja e VMRO-DPMNE të pajtohen me realitetin. Diktatura për të cilat flet Nikola Gruevski përfundoi në zgjedhjet e 11 dhjetorit, kur shumica e qytetarëve votuan kundër regjimit të tij, kur qytetarët votuan për ndryshim. Qeveria e re siguron jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, drejtësi për të gjithë, institucione të pavarura dhe të dedikuara për qytetarët, siguron një shoqëri demokratike dhe evropiane në të cilën qytetarët do të kenë një jetë me dinjitoze dhe më kualitative.”, thuhet në reagimin e LSDM.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *