Home / Lajme / Maqedoni / Dimovski: Taravari ka përkrahjen e VMRO-DPMNE’së

Dimovski: Taravari ka përkrahjen e VMRO-DPMNE’së

Në fillimin e pjesës së dytë të seancës së sotme kuvendore ku po diskutohet në rendin e ditës për votim të Qeverisë së re të Maqedonisë​, deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski duke komentuar për programin Qeveritar dhe emrat e ministrave të rinj, për kandidatin e LR-PDSH-së dhe të koalicionit Aleanca për Shqiptarët ka komentuar më gjatë me çka ka shprehur edhe përkrahje për të,

“Ai është kandidat i shkëlqyer. Nëse votohet veçmas për të, ne do ta votojmë për shkak të profilit të tij dhe se meriton të jetë pjesë e Qeverisë”, tha Dimovski.

Ndryshe prej kësaj, Dimovski nuk e vlerësoi si pozitive grupin e ekonomistëve të mandatarit.

“Grupi i ekonomistëve është i dobët”, tha ai.

Pas kësaj Kuvendi shkoi në pushim për t’u kthyer me punë në ora 15:15.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *