Home / Lajme / Rajon / Diplomacia serbe urdhëron fushatë kundër William Walker

Diplomacia serbe urdhëron fushatë kundër William Walker

Diplomatët serbë kanë marrë urdhër që në çdo vend në skenën ndërkombëtare t’u tregojnë zyrtarëve botëror se cili ishte roli i vërtetë i shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, shkruan sot gazeta e Beogradit, “Veçernje novosti”.

Sipas kësaj gazete, Qeveria e Serbisë dje ka vendosur që në periudhën e ardhshme të shqyrtojë një varg veprimesh e masash që mund të ndërmarrë Serbia në lidhje me diplomatin amerikan, i cili konsiderohet si kreator i rastit të Reçakut, pas publikimit të, siç e quan Beogradi, planit për realizimin e projektit të “Shqipërisë së madhe”.

Një nga këto masa që po shqyrtohet, siç shkruan “Novosti”, është që Walkerit t’i ndalohet hyrja në Serbi.

Gazeta rikujton se hapat e parë politikë tashmë janë ndërmarrë, meqë për, siç po e quan politika serbe, rastin Walker më 16 maj para Këshillit të Sigurimit të KB do të flasë ministresh e serbe e Drejtësisë, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq tashmë i ka dërguar letër OSBE-së, në emër të të cilës ai ka vepruar në Kosovë.

Fushata serbe ndaj diplomatit amerikan, William Walker, në fakt synon arsyetimin e krimeve serbe mbi shqiptarët në Kosovë dhe rehabilitimin e politikave gjenocidale të Millosheviqit, transmeton Koha.net.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *