Home / Lajme / Botë / Disa policë izraelitë sulmohen në Bregun Perëndimor gjatë vizitës së Trampit, vritet një palestinez

Disa policë izraelitë sulmohen në Bregun Perëndimor gjatë vizitës së Trampit, vritet një palestinez

Një palestinez është vrarë kur ka tentuar me thikë të ther pjesëtarë të policisë izraelite në Bregun Perëndimor, në afërsi të Jerusalemit, në kohën kur presidenti amerikan, Donald Tramp qëndroi në qytet, kumtuan përfaqësuesit izraelitë.

Incidenti ndodhi në rajonin Abu Disa, ndërsa nuk është lënduar asnjë polic, theksohet në kumtesën e policisë izraelite.

Mediat franceze theksojnë se nuk ekzistojnë indikacione se incidenti lidhet me vizitën e Trampit, duke përkujtuar se disa sulme të ngjashme tashmë kanë ndodhur muajve të fundit.

Ky, megjithatë, nuk është incidenti i vetëm i cili ndodhi sot në Izrael. Në qendër të Tel-Avivit një automjet goditi disa kalimtarë, në mesin e së cilëve disa janë lënduar më lehtë, theksoi ynetnewa.com.

Policia izraelite kumtoi se në pyetje është një aksident komunikacioni dhe jo sulm siç konsiderohej në fillim, transmetoi edicioni anglez në internet i gazetës izraelite “Jediot Ahronot”.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *