Home / Kryesoret / Dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë sot do ta shënojë 8 majin – Ditën botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Me këtë rast do të promovohet edhe pullë postare, ndërsa në kuadër të shënimit do të organizohen edhe një sërë ngjarje në të gjithë 34 organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, si Shoqatë kombëtare dhe anëtare e barabartë e lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, i realizon aktivitetet e saj në sferën e diseminimit, duke u nisur nga korpusi i instrumenteve ndërkombëtare në të cilën bazë janë Konventat e Gjenevës nga viti 1949 dhe Protokollet shtesë nga viti 1977, si dhe dokumentet themelore të shoqatës kombëtare siç janë Ligji dhe Statuti i Kryqit të Kuq të RM-së.

Vullnetarët dhe të punësuarit në Kryqin e Kuq, siç qëndron në kumtesë, udhëhiqen nga parimet me të cilat shkohet më larg kufijve gjeografikë, fetarë ose kulturorë.

“Kryqi i Kuq i RM-së paraqet organizatë të vetme në territorin e Republikës së Maqedonisë, të cilën e përbëjnë rrjet i 34 organizatave komunale të Kryqit të Kuq, Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, me gjithsej 102 të punësuar, 10.042 anëtarë të regjistruar dhe 3.648 vullnetarë aktivë të cilët janë pjesë e bashkësive lokale dhe paraqesin urë deri te shfrytëzuesit tanë të fundit”, theksojnë nga Kryqi i Kuq.

Dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe shënohet në të gjithë 190 shoqatat kombëtare në nder të themeluesit të lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Andri Dinan, tregtar zviceran, i cili ka lindur pikërisht më 8 maj.

Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe është në bazën e veprimit humanitar ndërkombëtar dhe të së drejtës moderne humanitare ndërkombëtare. Në vitin 1863, idenë e tij Andri Dinan, e prezantoi në librin e tij historik “Kujtime për Solferinon”, e cila u transformua në realitet përmes krijimit të Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe themelimet e Shoqatave kombëtare, ndërsa pastaj në vitin 1864 me miratimin e Konventës së parë të Gjenevës.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *