Home / Lajme / Maqedoni / Dita e edukimit financiar në Maqedoni

Dita e edukimit financiar në Maqedoni

Në organizim të Trupit koordonues të institucioneve rregullatore për edukim financiar në Maqedoni sot në Parkun e Qytetit në Shkup do të shënohet “Dita e edukimit financiar”.

Qëllimi i ngjarjes është që të kontribuojë drejt përforcimit të ndërgjegjes publike për atë se sa është nevoja e edukimit financiar dhe cilat janë përfitimet nga dituria e këtillë.

Në ngjarje janë të ftuar përfaqësues nga institucione relevante në vend, nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme, studentë nga Fakulteti Ekonomik në Shkup dhe nga Qendra për mësim sipërmarrës.

Trupi koordinues i institucioneve rregullatore për edukim financiar është i përbërë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Financave, Agjencia për Supervizion e Sigurimit, Komisioni për letra me vlerë dhe Agjencia për Supervizion të Sigurimit të Financuar Pensional Kapital.

Gjithashtu lexo

“Ftohje” e raporteve Serbi – Maqedoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se tërheqja e gjithë personelit të Ambasadës serbe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *