Home / Lajme / Rajon / Dita e Europës – Rama: Le Pen kërkon ta kthejë Francën 400 vjet prapa

Dita e Europës – Rama: Le Pen kërkon ta kthejë Francën 400 vjet prapa

Në ditën e Europës, kryeministri Edi Rama ka kritikuar kandidaten e ekstremit të djathtë për Presidente në Francë Marine Le Pen, që sipas tij kërkon ta kthejë Francën 400 vjet prapa.

Nga Gjirokastra Rama uroi që nesër në Francë të flitet për për riafirmimin e Europës që duam.

Rama: Sot në Francë është heshtje zgjedhore në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale ku dy alternativat nuk mund të ishin të kundërta. Njëra për projektin europian të etërve themelues, dhe tjetra për tu kthyer 400 prapa në doktrinën e kombit shtet të kardinalit Rishelje. Shpresoj që këtë herë sondazhet mos gabojnë dhe gjithcka nesër në Francë të flasë për riafirmimin e Europës që duam, por fakti që ka një alternativë të dytë shkatërrimtare për Eruopën që duam dhe që sidoqoftë do të votohet nga miliona francezë nuk e përmbys pikëpyetjen mbi vetë të nesërmen e BE. Askush nuk mund të thotë sot që ata që flasin fuqimisht në politike kundër Unionit Euriopian i kanë të gjitha gabim. Unioni është një ngrehinë e papërkyer, por unë hyj tek ata që jo perfeksionin lëndues të unionit sot e shohin si paplotshmëri të një projekti që në vetëvete është fantasktik dhe nuk mund të braktiset kurrësesi.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *