Home / Lajme / Maqedoni / Dita e Evropës: Maqedonia të kthehet në rrugën evropiane

Dita e Evropës: Maqedonia të kthehet në rrugën evropiane

Maqedonia kalon nëpër momente historike, të cilat kërkojnë vendime historike, jo çfarëdo qoftë, por të vërteta. Është koha që t’i japim fund rrethit të magjepsur të krizës dhe të orientohemi në drejtim të kundërt. Detyra jonë si politikanë është që të ta bëjmë këtë. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri për Eurointegrime Arbër Ademi, i cili ishte nikoqir i mëngjesit të BE-së që tradicionalisht  Sekretariati për Çështje Evropiane e organizon me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës.

Ademi theksoi se nevojitet që sa më shpejt të zgjidhet qeveria me orientim reformues, e cila menjëherë duhet të përballet me shumë sfidat dhe të sigurojë kapacitete institucionale për procesin reformues. Kjo nuk është e lehtë, por është e realizueshme, shtoi zëvendëskryeministri Ademi, ndërsa në këtë drejtim, tha është me rëndësi që dera e BE-së të mbetet e hapur.

“RM së bashku me vendet e rajonit i takon BE-së dhe të gjithë duhet të punojmë së bashku drejt këtij qëllimi. Pa marrë parasysh peshën e sfidave me të cilat përballemi për Maqedoninë, integrimet në BE janë prioritet strategjik kyç dhe nuk ka alternativë tjetër”, porositi zëvendëskryeministri Ademi.

Euroambasadari Samuel Zhbogar theksoi se sot kur BE-ja shënon ditëlindjen e 60-të ndodhet para një sërë sfidash, por edhe zgjedhjeve.

 Ai theksoi se rastësisht Dita e Evropës koincidon me Ditën e Fitores mbi Fashizmin dhe Përfundimin e Luftës, e cila e kishte shkatërruar Evropën.

Ambasadori francez Kristian Timonie në një deklaratë për media theksoi se për BE-në është me rëndësi që Maqedonia të kthehet në rrugën evropiane.

Lidhur me ndarjen e mandatit për formimin e qeverisë, ai theksoi se vendimi është në duart e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov. Ai është burrështetasi përgjegjës dhe unë jam plotësisht i bindur se ai do të veprojë ashtu”, theksoi ambasadori Timonie.

Më 9 maj të vitit 1950 Robert Shuman, ish ministër francez i Punëve të Jashtme, e prezantoi propozimin për krijimin e një Evrope të organizuar, si opsion për ruajtjen e paqes në kontinentin evropian, i cili u prish nga luftërat. Propozimi i njohur si “Deklarata e Shumanit” konsiderohet si fillim i formimit të asaj që sot e njohim si Bashkimi Evropian.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *