Home / Lajme / Botë / Dita e hidhur e Ezelit, humbë një person të afërt (FOTO)

Dita e hidhur e Ezelit, humbë një person të afërt (FOTO)

Ezeli, siç njihet ndryshe në Shqipëri aktori Kenan Imirzalioglu, ka humbur një prej miqve të tij më të mirë, aktorin Payidar Tufekçioglu.

55-vjeçari, aktor që prej vitit 1981, ka luajtur në shumë seriale turke, përfshirë edhe serialin “Lugina e Ujqërve”. Ai vdiq këtë javë në Stamboll si pasojë e një sëmundjeje në veshka.

Tufekçioglu e ka ndihmuar shumë Imirzalioglunë në vitet e para të karrierës dhe këtë ai nuk e ka harruar.

Ngushëllime të gjithëve. Piyadar ishte një person, të cilin e deshëm të gjithë. Kur unë nisa rishtazi karrierën si aktor, ju e dini që Piyadar i ka dhënë zë personazhit të Miroglusë.  Kam shumë detyrime ndaj tij. Pushoftë në paqe!”, tha Kenan Imirzalioglu, duke sqaruar se në serialin “Deli Yurek” transmetuar në vitet 1998-2002, Piyadar ka qenë zëri i Imirzalioglusë për personazhin Yusuf Miroglu.

Kenan Imirzalioglu tashmë 42-vjeçar, atëherë ishte shumë i ri dhe produksioni kishte vendosur që personazhi i Yusuf Mrioglusë të luhej nga Kenani, por me zërin e Payidar Tufekçioglusë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *