Home / Lajme / Botë / Ditë intensive për Macron, emëron Kryeministrin dhe takon Merkel

Ditë intensive për Macron, emëron Kryeministrin dhe takon Merkel

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në ditën e tij të parë të punës duhet të zgjedhjë Kryeministrin e vendit, e më pas të udhëtojë drejt Gjermanisë për t’u takuar me kancelaren, Angela Merkel.

Zgjedhja e Kryeministrit është një çështje mjaft e rëndësishme për liderin e ri francez, i cili përballet me përçarjen që ekziston në rradhët e qytetarëve.

Ende nuk dihet se cila do të jetë përzgjedhja e Macron, por mediat kanë shkruar se favoriti është republikani Eduard Filip. Ky i fundit është një politikan me eksperiencë, ndërsa ka shërbyer në poste të ndryshme përgjatë 15 viteve të fundit.

Megjithatë, në rast se do të konfirmohet në pozitën e Kryeministrit, kjo do të përbënte një katapultim në karrierën e tij politike.

Pas përzgjedhjes së Kryeminstrit, Macron do të udhëtojë drejt Gjermanisë pë të zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare si drejtues i zyrës më të lartë të vendit.

Ekspertët janë shprehur se ky është një tregues i rëndësishëm mbi politikën e jashtme që do të ndjekë Presidenti.

Në bisedën mes palëve, pritet të zënë vend një sërë çështjesh mjaft të ndjeshme, përfshirë marëdhëniet bilaterale, e ardhmja e Bashkimit Europian, lufta kundër-terrorizmit, ekonomia, etj.

Kancelarja Merkel ka qenë një mbështetëse e fushatës së Macron, ndërsa e cilësoi shpesh herë 39-vjeçarin si personin që mban në duar shpresat e miliona qytetarëve europianë.

Palët pritet të flasin gjerësisht për Bashkimin Europian, në një kohë kur blloku nuk është në momentin e tij më të mirë të mundshëm, në kushtet kur Britania ka nisur zyrtarisht proçesin e daljes nga unioni.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *