Home / Lajme / Kronika e zezë / Djali dhunon nënën e tij, i shkakton lëndime në trup

Djali dhunon nënën e tij, i shkakton lëndime në trup

Një djalë i ri në Korçë ka përfunduar në qelinë e paraburgimit, pasi i është sulur nënës së tij duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Burime nga policia bëjnë me dije se është bërë arrestimi në flagrancë i Enver Lake, 30 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka goditur me grushta dhe e ka kanosur me fjalë nënën e tij, shtetasen L.L., 57 vjeçe duke bërë që kjo e fundit ta denoncojë në polici.

Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati me fjalë për motive të dobëta ku i riu ka humbur kontrollin dhe është lëshuar ndaj të ëmës duke i shkaktuar lëndime të lehta në trup.

Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjithashtu lexo

Shqiptarja që ndodhej në zonën e sulmit në Barcelonë: Për 30 sekonda kam mundur të vdes unë me të bijën (Video)

Vetëm 30 sekonda kanë shpëtuar nga vdekja Rominën, gruan e re shqiptare dhe vajzën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *