Home / Lajme / Rajon / ‘Do të djeg, do të vras’, kush është shqiptari që kërcënoi të dashurën në Itali (FOTO)

‘Do të djeg, do të vras’, kush është shqiptari që kërcënoi të dashurën në Itali (FOTO)

Një 26-vjeçar shqiptar, Mario Kertusha me precedentë të mëparshëm, është arrestuar nga efektivë të policisë në Vicenza të Italisë për përndjekje.

Tashmë, ai ndodhet në burgun “San Pio X”.

I riu u ndalua të shtunën mbrëma, në periferi të Vicenza-s, ndërsa më herët gjatë asaj dite, nuk i është bindur një urdhri të policisë për të ndaluar, teksa lëvizte me një “Fiat 600” të verdhë.

Kertusha u vu në pranga, sepse pasditen e së premtes, ndaj tij u lëshua një urdhër-arresti për përndjekje, pas denoncimit të bërë nga ish partnerja e shqiptarit.

Siç raportojnë mediat lokale, ajo ka thënë në polici se, e ka njohur Kertushën natën e Vitit të Ri 2016. Ata kaluan një lidhje të shkurtër romantike, e karakterizuar shpejt nga sjellje të dhunshme të shqiptarit.

Vitin e shkuar, në një rast, ai e goditi dhunshëm vajzën, aq sa 26-vjeçarja u detyrua të mjekohej në spital, po nuk gjeti kurajën për ta denoncuar, shkruan Syri.net.

Muajt e shkuar, Kertusha ka vijuar ta ndjekë vajzës, dhe i ka dërguar mesazhe në të cilat e kërcënonte me vdekje: “Do të vras, do të djeg”.

Pas këtyre mesazheve, vajza shkoi në polici për të bërë denoncimin, që pasoi me arrestimin e shqiptarit.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *