Home / Kryesoret / Doganierët e Maqedonisë dhe Bullgarisë kanë përfituar miliona euro nga keqpërdorimi i sistemit

Doganierët e Maqedonisë dhe Bullgarisë kanë përfituar miliona euro nga keqpërdorimi i sistemit

Gazeta Dnevnik bën të ditur se sistemi kompjuterik doganor i Maqedonisë dhe Bullgarisë është sulmuar nga hakerë, me ç’rast doganierët kanë përfituar miliona euro nga transportet e rrejshme,

Të akuzuar janë doganierë të cilët përmes USB-së kanë futur virus në sistem, të krijuar nga një haker nga Sofja, duke i lënë mundësinë që të bëjë manipulime të ndryshme dhe kanë përfituar nga 20 deri 25 mijë euro të paguara me bitkoin.

Pjesë e këtij rrjeti janë edhe shtetas të Maqedonisë. Përveç këtyre dy vendeve, është duke u hetuar nëse ka persona tjerë të përfshirë në shtetet tjera të Ballkanit, por edhe në BE.

MPB-ja e Maqedonisë nuk ka dhënë detaje tjera për këtë rast, përveç njoftimit se është realizuar aksioni ”Porosia”, ku janë konfiskuar disa kompjuterë të Drejtorisë së Doganave.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *