Home / Lajme / Maqedoni / Donacion nga MPB-ja për Qendrën për fëmijë me nevoja të veçanta në Tetovë

Donacion nga MPB-ja për Qendrën për fëmijë me nevoja të veçanta në Tetovë

Me rastin e 7 Majit – Ditës së Policisë, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe Sektorit për punë të brendshme Tetovë sot e kanë vizituar Qendrën për fëmijë me nevoja të veçanta në Tetovë. Delegacionin që e ka kryesuar këshilltari shtetëror në MPB, Muamet Rexhepi me këtë rast ka ndarë pajisje për klimatizim dhe mjete të tjera për punë të Qendrës.

“Qëllimi i vizitës është që në këtë mënyrë ta shprehim mbështetjen tonë për fëmijët me nevoja të veçanta. Shpresoj se donacioni do të kontribuojë për përmirësimin e kushteve për punë të këtij institucioni. Kjo traditë e shënimit të Ditës së policisë në këtë mënyrë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa pres që edhe institucionet tjera të vazhdojnë me mbështetjen për këtë kategori qytetarësh”, tha Rexhepi.

 Drejtuesi i Qendrës, Bexhet Kamberi ka shprehur falenderim për donacionin nga policia e Maqedonisë.

Qendra për fëmijë me nevoja të veçanta në Tetovë çdo ditë kujdeset për 16 fëmijë, për të cilët kujdese dy defektologë , katër infermiere dhe një punonjës social.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *