Home / Lajme / Rajon / Donald Lu: Shpesh më pyesin se cili është vendi im i preferuar në Shqipëri, kjo është përgjigja

Donald Lu: Shpesh më pyesin se cili është vendi im i preferuar në Shqipëri, kjo është përgjigja

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë rafting në Kanionet e Osumit, Skrapar.

Ambasadori është befasuar nga bukuria e rrallë e kanioneve 2 milion vjeçare, shpateve të larta dhe plot gjelbërim, ujëvarave ekzotike dhe vendeve mistike si Katedralja, Ishulli i Kanionit, Koka e Krokodilit, Ujavara e Artë etj.

Kanionet e Osumit i vuri në krye të listës mes destinacioneve të vizituara në Shqipëri, duke e vleresuar rafting si një sport argëtues dhe me emocion, shumë i preferuar dhe nga fëmijët.

“Kanionet e Osumit janë shumë të veçanta. Shumë shpesh ka pyetje se cili është vendi më i preferuar në Shqipëri? Unë kam një vend të ri më të preferuar, faleminderit shumë për eksperiencën. Është një aventurë që mund ta kalojmë me fëmijët gjithashtu. Është shumë me emocion, shumë bukur”, tha Lu.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *