Home / Lajme / Rajon / Drecun: Thaçi “nën tavolinë” po na ofron shkëmbim territoresh

Drecun: Thaçi “nën tavolinë” po na ofron shkëmbim territoresh

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke u përpjekur që nën tavolinë t’i propozojë Beogradit shkëmbim territoresh

Sipas tij, Thaçi po do shkëmbim të territoreve me Serbinë, duke ia dhënë Serbisë veriun e Kosovës, saktësisht Mitrovicën Veriore, dhe duke marrë një pjesë të Serbisë Jugore, saktësisht Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë në një intervistë të tij në Radio Beograd, se është e sigurt që do të ketë ndërrim të kufijve në Ballkan.

“Hashim Thaçi po përpiqet që ‘nën tavolinë’ të flas rreth asaj se si mundemi që të shkëmbejmë territoret”, pohoi Drecun.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *