Home / Lajme / Rajon / Droga e mistershme që del vetë në det, për dy ditë gjenden 300 kg

Droga e mistershme që del vetë në det, për dy ditë gjenden 300 kg

Brenda dy ditëve policia tha se po gjen në det të hapur sasi të mëdha droge. Kështu, në bregdetin e Durrësit janë gjetur 74 pako me kanabis. Droga, e mbështjellë me celefon të tejdukshëm u gjet gjatë ditës së mërkurë në vendin e quajtur “Kepi i Palit”. Sipas policisë, pesha totale e saj është 115 kilogramë e 900 gramë.

Dy ditë më parë, po sipas njoftimit të policisë u gjet një sasi prej 152 kg drogë e llojit kanabis. Kjo sasi ishte në det të hapur pranë Kepit të Selitës në Kavajë. “ Droga ishte në 5 pako dhe gjate peshimit rezultoi 152.7 kg, e cila u sekuestrua tha policia, duke shtuar se po punohet për identifikimin dhe kapje e autorëve.

Nëse më parë policia thoshte se ka konstatuar apo është vënë në ndjekje të skafeve të trafikantëve tani droga del vetë në det. Për asnjë nga rastet e sipërpërmendura nuk ka autorë të dyshuar, apo persona të ndaluar.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *