Home / Lajme / Rajon / ‘Droga’ shkarkon drejtorin e kufirit në Durrës

‘Droga’ shkarkon drejtorin e kufirit në Durrës

Shkarkimet në Policinë e Shtetit nuk ndalen. Sot mësohet se është shkarkuar dhe drejtori i Policisë Kufitare në Durrës, Boge Budini. Ky i fundit mësohet se është shkarkuar nga detyra pas kalimit të tonelatave të drogës nëpër portin e Durrësit, që është përgjegjësia e tij direkte.

Boge Budini, i emëruar në këtë detyrë që në vitin 2013, i është komunikuar shkarkimi 2 ditë më parë, pikërish më 29 prill, ndërsa në vend të tij është emëruar një grua, Lindita Nushi.

Pas kapjes së një kamioni me drogë në Itali, që kishte kaluar nga Durrësi, por edhe drogës kaluar nga Qafë Thana e më pas në Durrës, Prokuroria për Krime të Rënda “shkriu” Stacionin e Policisë se Portit Durrës pak ditë më parë duke arrestuar 18 persona, doganier e policë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *