Home / Lajme / Kronika e zezë / Drogë dhe armë, arrestohet babai, nën hetim e bija – (FOTO)

Drogë dhe armë, arrestohet babai, nën hetim e bija – (FOTO)

Babë e bijë në Tropojë vihen nën hetim, pas zbulimit të lëndës narkotike në banesën e tyre dhe armëve. Gjatë ditës së djeshme në fshatin Rajë të Tropojës u sekuestruan 4.5 kilogramë kanabis sativa, një automatik, një krehër automatiku me 29 copë fishekë, si dhe një pistoletë tip Zastava.

Ded Dakramaj, 50 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë, u vu në prangat e policisë ndërsa nisi procedimi penal në gjendje të lirë për vajzën e tij K.D., 20 vjeçe, banuese në fshatin Rajë, Tropojë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Arrestimi i Dakramaj u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4.5 kg kanabis sativa dhe armët e zjarrit, ndërkohë që e bija tentonte ta mbulonte.

Lidhur me këtë rast materialet i’u referuan Prokurorisë së Tropojës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *