Home / Lajme / Maqedoni / Dukovski: Veprimi i Gjykatës së Lartë është i jashtëligjshëm

Dukovski: Veprimi i Gjykatës së Lartë është i jashtëligjshëm

Gjykata e Lartë ka vepruar në mënyrë joligjore gjatë marrjes së vendimit për shfuqizimin e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan. Kështu avokati Sasho Dukovski e komenton vendimin e gjykatës sipas të cilit interpretimi se Prokuroria Publike është kompetente për marrjen e këtyre vendimeve juridike, është i pabazë.“Në rastin konkret, Gjykata Supreme nuk duhej të veprojë sipas kërkesës së Prokurorit Publik dhe këtë kërkesë është dashur ta hedh poshtë si kundërligjore. Në rastet kur prokuroria Speciale sipas ligjit ka kompetencë të plotë, të gjitha vendimet juridike, përfshirë edhe vendimin e jashtëzakonshëm juridik, kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, janë në mandatin e tyre. Pasi nuk është ngritur kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë nga Specialja e cila udhëheqë rastin, kushdo qoftë tjetër që ngrit kërkesë të këtillë është e palejuar”, deklaroi për Alsat-M, avokati Sasho Dukovski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *