Home / Kryesoret / DW: Edhe PTHP-ja pjesë e bashkësisë kriminale

DW: Edhe PTHP-ja pjesë e bashkësisë kriminale

Nga Prokuroria Themelore Publike akoma nuk i ka shpjeguar kualifikimet juridike dhe as masat e ngadalësuara për të dyshuarit në dhunën e 27 prillit. Opinioni publik është shokuar nga kjo prokurori e cila akuzat për “tentim vrasjeje” i ka shëndruar në “pjesë marrje në turmë”

Për këtë veprim të PTHP ka pasur një numër të madh reagimesh si nga qytetarët poashtu edhe nga persona të sistemit juridik në vend.

“Nga PTHP po i shohin drunjtë e jo pyjet”, thotë avokati Alesandar Tortevski.

“Shikojnë fragmente dhe heshtin para fotografive të mëdha. Unë nuk kam asnjë dyshim se kjo ishte një bashkësi kriminale që kishte vetëm një qëllim: për të parandaluar marrjen paqësor të pushtetit nga shumica parlamentare. Për të fshehur qëllimet e vërteta të këtij bashkimi kriminal, ishin të angazhuar disa persona për të organizuar protestë spontane qytetare, për të cilat Gruevski paraprakisht kishte paralajmëruar se nuk do të mund që të kontrollohet. Për përkrahje mediale ishin angazhuar mediumet të cilat me vite me rradhë ishin shpërblyer nga paratë e shtetit, a ishte siguruar edhe përkrahje shkencore për grusht shetitn nga disa kauzi-ekspertë. Për të kryer krimet më të rënda ishin angazuar njerëz nga nëntoka me një mentalitet kriminogjen, të cilët me vite të tëra ishin të punësuar në shërbimet shtetërore. Mbrojtje ligjore për këtë ndërmarrje kiminogjene ishte i angazhuar dhe akoma është Marko Zvrlevski,Goprdana Geshkovska si dhe një numër i madh i gjykatësve të Gjykatës Themelore Shkupi 1 me çka eshe kjo u bë anëtare e shquar e këtij grupi kriminel”, thotë Tortevski.

Nata e kobshme e dhunës në Shkup

Sipas tij, PTHP-ja  tani po kryen procedurat që do të zbatohen për çdo tërheqje flokësh të dy grave të cilat grinden mes veti se kush do të mbush ujë e para nga burimi i fshatit, por jo si një grusht shteti ku në zbatimin e tij janë kryer veprat më të rënda kriminale nga Kodi Penal, duke përfshirë edhe tentim për vrasje.”

“Sa për ilustrim, një person nga Velesi ka marrë një dënim efektiv prej 23 muajsh, sepse ka fyer dhe sharë fqiun e tij në disa raste të përsëritura. Tani kjo punë është duke u përpjekur për t’u zvogëluar në ‘pjesëmarrje në  turmë’me dënime minimale ose me kusht  të pjesëmarrësve”, krahason Tortevski.

PTHP-së po i shpejtohet

Pikëpamje të ngjashme ndajnë edhe gjykatësit që me vëmendje e ndjekin këtë procedurë.

“Si duket po nxitojnë për të përfunduar procedurën. Nga të gjithë treguesit, procedura është duke u drejtuar në drejtim që të dyshuarit të pranojnë fajin për “pjesëmarrje në një turmë ‘dhe për të arritur marrëveshje, pas së cilës gjykata duhet të pranojë, me disa dënime minimale duke filluar nga dy deri në tre muaj dhe një shumicë me dënime me kusht”, thotë një ish-gjyqtar.

Sipas tij, masat e propozuara mjaftueshëm flasin për marrëdhëniet me dhunuesit. Paraburgim shtëpiak dje fituan dy persona, nga të cilët njëri ishte sulmuesi i deputetes Radmilla Sheqerinska. Në një deklaratë, PTHP, për masat që ka ndërmarrë ndaj njërit prej të dyshuarve, si argument ka  theksuar “dokumentacion të gjerë mjekësore për shëndetin e tij.”

“Në qoftë se personi kishte një dokumentacioni aq e gjerë mjekësore,  përkatësisht ka pasur një gjendje aq të rëndë shëndetësore, atëherë shtrohet pyetja se si ka mundur që të gjejë forcë dhe të futet aq dhunshëm në Kuvend ” reagojnë qytetarë në rrjetet sociale.

Reagimet janë shtuar edhe për shkak se një pjesë e dhunuesve të evidentuar janë lëshuarnë shtëpi pas pyetjeve që iu janë bërë në stacionet e policisë.

Më datë 05.05.2017 në bisedë informative ishin ftuar edhe tre persona, dy nga shkupi dhe një nga Velesi. Nga ana e prokurorit publik është dhënë drejtim, dhe pas përfundimit të kontrolleve dhe bisedës informative të njëjtij janë lëshuar nga stacioni policor, kurse dokumentacioni me materialet e dëshmuara për të njëjtit, të ju prezantohen në periudhën e ardhëshme para PTHP-së. Pas shqyrtimit të provave materiale në PTHP, nga ana e tyre do të jepen udhëzime se kur do t’u ngrihet padi penale dhe në cilën mënyrë do të sigurohet se të njëjti persona do të dënohen nga ana e PTHP-së” thuan nga MPB.

Presionet mbi kompetent

Prokurorja nga Prokuroria Publike, Gordana Geskovska nuk është në dispozicion për të komentuar mbi kualifikimet ligjore për vazhdimin e masave të kujdesit të të dyshuarëve. Mandati i skadon më 15 maj, dhe mediat spekulojnë se do të shtyhet për një tjetër në një periudhë prej gjashtë muajsh. VMRO-DPMNE lideri i së cilës me shpejtësi dënoi dhunën dhe bëri thirrje dhunuesit të dënohen sa më shpejtë që të jetë e mundur, shumë shpejtë i relativizoi qëndrimet e tilla.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *