Home / Lajme / Kronika e zezë / Dy shqiptarët që vdiqën në gurore, Fabioli në çast, Niku në agoni

Dy shqiptarët që vdiqën në gurore, Fabioli në çast, Niku në agoni

Zbulohet emri dhe fati tragjik i viktimës së dytë që u rrëzua në një gurore në Itali. Nik Ceni quhet shqiptari i dytë që humbi jetën në guroren e vjetër në La Spezia bashkë me shokun e tij Fabiol Kyçuku.

Fabiol Kyçyku vdiq thuajse menjëherë sapo ra nga shkëmbi poshtë nga shkatërrimi, thyerja e kafkës, kurse Nik Ceni ka vuajtur në agoni para se të jepte frymën e fundit, pasi pas thyerjes së legenit dhe të kockave të tjera, zemra e tij ka vazhduar të rrahë.

Këto të dhëna kanë dalë nga autopsia që është kryer në Itali nga Susanna Gamba mbi trupat e dy të rinjve shqiptarë që duke ikur verbazi nëpër errësirë, ranë nga shkembi poshtë, në një gurore, pas rënies së alarmit të një vile që kishin shkuar ta vidhnin.

Hetuesit italianë janë të bindur se në ngjarje është përfshirë edhe një person i tretë që i ka sjellë viktimat në këtë zonë.

1 / 2

Nik Ceni (në lokal) dhe Fabiol Kyçyku (pranë detit)

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *