Home / Lajme / Maqedoni / Dy vite nga ngjarjet në Lagjen e trimave të Kumanovës

Dy vite nga ngjarjet në Lagjen e trimave të Kumanovës

Sot mbushen dy vjet nga konflikti i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë, i cili zgjati dy ditë, me ç’rast jetën e humbën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa katër ishin plagosur rëndë.

Gjatë të shtënave jetën e humbën Isamedin Osmani, Lubisha Arangjeloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilijevski, Zharko Kuzmanovski, Sasho Samojllovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stojmenoviq.

Në këmbimzjarrin tetë pjesëtarë të forcave policore, ishin vrarë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Për ngjarjet në Lagjen e Trimave, nga shkurti i vitit 2016 në Gjykatën penale të Shkupit zhvillohet seancës gjyqësore kundër 29 personave të cilët ngarkohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste” dhe “terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë para Gjykatës u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Rasti më vonë u bashkua me rastin “Vetëtima”, në të cilin zhvillohet procedurë kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga “Lagjja e trimave”, me çka numri i të akuzuarve është rritur në gjithsej 37. Procesi gjyqësor për të akuzuarit në këtë rast akoma zgjat.

Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e trimave një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *