Home / Lajme / “E dashur mama, të lutem mos ki frikë…Unë sot jam një Tefik!”

“E dashur mama, të lutem mos ki frikë…Unë sot jam një Tefik!”

Një mjek i Spitalit të Traumës ka shprehur mbështetjen ndaj kolegut të tij, anestezistit Tefik Zhurda i cili tentoi të vetëvritej duke injektuar në trupin e tij anestezi pasi një paciente 16 vjeçare vdiq gjatë operacionit.

Alban Hysenaj ka ndarë në rrjetin social Facebook një shkrim prekës për kolegun e tij që tashmë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, dhe për punën e vështirë të mjekëve, paragjykimin dhe sulmin që i bëhet atyre nga shoqëria, media dhe drejtësia.

“E dashur mama, sot në orët e para të mëngjesit tentoi vetëvrasjen një koleg i imi për shkak të një tragjedie pa fajtor në sallë të operacionit. Të drejtohem ty mama sepse ti je njeriu që do shqetësohesh më së shumti për mua sa të kesh jetë. Ti e di që unë sot jam mjek roje në shërbimin e urgjencës së traumës. Të lutem mos ki mfrikë se si do reagojnë njerëzit plot halle kur të ballafaqohen me mua, për shkak të dezinformimit që i bën sot lajmit të jashtëzakonshëm. Fli e qetë sepse unë sot jam një Tefik. Me aktin e tij ai sot më mbron mua dhe çdo mjek shqiptar nga paragjykimi, vreri, keqdashësia dhe injoranca”, shkruan mjeku Hysenaj.

Blerta Pepa ndërroi jetë gjatë një operacioni në gju, pasi sic thuhet paraprakisht nga spitali privat “Continental” në Tiranë, ajo pësoi një komplikacion mjaft të rrallë që ndodh gjatë anestezisë, dhe që është sëmundje gjenetike e pazbulueshme përmes analizave para operacionit, Hipertermia Maligna. Ndërkohë policia e kryeqytetit është duke hetuar ngjarjen për zbulimin e rrethanave që çuan në vdekjen e vajzës në duart e mjekëve.

Gjithashtu lexo

Shkencëtarët zbulojnë 3 pika kryesore se si të jeni “të paharrueshëm” në takimin e parë

Thonë se përshtypja e parë që kemi për dikë është e qëndrueshme kështu që është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *