Home / Kuriozitete / E pabesueshme: Foshnja fillon të ecë, vetëm pak minuta pas lindjes (Video)

E pabesueshme: Foshnja fillon të ecë, vetëm pak minuta pas lindjes (Video)

Kjo foshnjë e porsalindur sfidon besimin e infermiereve, qëllimet normale zhvillimore dhe gravitetin për tu ngritur në këmbët e saj të vogla dhe për të ecur në spital, vetëm pak minuta pas lindjes.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë fillimisht punonjësit e një spitali në Brazil ata që kanë mbetur pa fjalë, derisa po përpiqeshin të pastronin vajzën e vogël.

Por e porsalindura kishte një ide krejt të ndryshme.

Në video, shihet një mami e cila mban fëmijën në krahët e saj dhe është e habitur në mënyrë të qartë, pasi fëmija mrekullisht përpiqet të ecë më vete.

Infermierja, e veshur me rrobat kirurgjike me një maskë klinike në gojën e saj, në britmë në befasi thotë: ‘O Zoti im, vajza po ecën’.

“Prisni ta filmoj këtë’, një tjetër person në dhomë mund të dëgjohet duke thënë.

Ata pastaj i bëjnë thirrje një kolegut tjetër të quajtur Ju për të ardhur për të dëshmuar këtë moment të mrekullueshëm.

“Ju, Ju, vetëm hajde dhe shihet këtë”.

Gjithashtu lexo

Me këtë aksident që i ka ndodhur këtij burri me skuter – nuk di njeriu a duhet të qeshë, apo t’i vije keq (Video)

Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një burrë i cili vet-aksidentohet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *