Home / Kuriozitete / E pabesueshme, rishfaqet pas 33 vitesh liqeni i zhdukur

E pabesueshme, rishfaqet pas 33 vitesh liqeni i zhdukur

Një plazh i zhdukur më shumë se 33 vite më parë është rishfaqur në një ishull irlandez.

Rëra në Dooagh, në ishullin Achill u zhduk në vitin 1984 si pasojë e stuhive të fuqishme, duke lënë pas vetëm gurë dhe të çara toke.

Por pas një dallge të frikshme që ndodhi gjatë Pashkëve, tonelata rëre u depozituan në zonën ku qëndronte dikur plazhi, duke më shumë se 300 metrash hapësirë.

Sean Molloy, menaxher turizmi në këtë ishull shpjegoi se vala e të ftohtit dhe erërat e forta që goditën vendin gjatë periudhës së Pashkëve risollën rërën në breg.

Achill është një gadishull i largët, i thyer dhe i paprekur në perëndim të Irlandës.

Një ndër banorët e tij më të famshëm ishte Heinrich Boll, shkrimtari gjerman anti–nazist, fitues i çmimit Nobel, i cili jetoi në këtë ishull përgjatë viteve ’50–60.

 

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *