Home / Kuriozitete / E ushqeu qenin endacak, tani ai e pret para hotelit çdo herë

E ushqeu qenin endacak, tani ai e pret para hotelit çdo herë

Stjuardesa nga Gjermania, Olivia Sievers, takoi për herë të parë një qen endacak në Buenos Aires gjatë një fluturimi të zakonshëm për në Argjentinë 1 vit më parë.

Sievers tregoi mëshirë dhe dashuri për qenin endacak, duke i dhënë ushqim dhe ujë. Pas kësaj, qeni nuk pajtohej me faktin se nuk do ta shihte më atë, kështu ai filloi ta presë atë para hotelit sa herë që ajo vinte në Buenos Aires.

“Provova ta ndryshoja rrugën, në mënyrë që ai të mos më përcillte në hotel por ishte e pamundur pasi ai gjithmonë më ndiqte dhe më priste për më shumë se një orë para hotelit. Ai gjithmonë më shikonte dhe më ndiqte”, tha Sievers për Noticiero Trece, transmeton Gazeta Express.

Sievers madje gjeti një shtëpi për qenin në Buenos Aires por ai iku nga aty dhe u kthye në hotel për ta pritur atë. Sievers më pas u dashurua në të gjithashtu, kështu që vendosi ta merrte atë me vete në Gjermani.

Tani qeni, që ka emrin Rubio, nuk është më endacak, por një qen i dashur nga pronarja e tij.

TEMAT:

Gjithashtu lexo

Qyteti ku askush nuk punon pas të mërkurës (Foto)

Pas 730 kilometrave udhëtim nga Stambolli, ju do të shkelni brigjet veriore të Turqisë, ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *