Home / Kryesoret / E vërteta e përfaqësimit të shqiptarëve dhe punësimet e reja, flet zv/kryeministri Halili

E vërteta e përfaqësimit të shqiptarëve dhe punësimet e reja, flet zv/kryeministri Halili

Duhet theksuar që në vitin 2016 ka një ngritje në përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve edhe përkundër faktit që kemi qenë në krizë të vazhdueshme politike dhe duke qenë pjesë e qeverisë teknike me ingerenca jo të plota. Në muajt që ka pasur hapësirë ligjore për punësim, ne me seriozitetin më të lartë kemi vepruar në këtë fushë” kështu u shpreh zv/kryeministri Halili në një intervistë për gazetën Koha.

Halili me tej thotë se gjatë ribalancit të buxhetit të vitit 2016, është ndarë  buxhet nga programi K5 i Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, për punësimin e 100 profesorëve dhe administratorëve në Universitetin e Tetovës.

“Duhet theksuar që në vitin 2016 ka një ngritje në përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve edhe përkundër faktit që kemi qenë në krizë të vazhdueshme politike dhe duke qenë pjesë e qeverisë teknike me ingerenca jo të plota. Në muajt që ka pasur hapësirë ligjore për punësim, ne me seriozitetin më të lartë kemi vepruar në këtë fushë. Për të qenë më pragmatik, në vazhdim do të potencojmë disa të arritura në këtë fushë. Gjatë ribalancit të buxhetit të vitit 2016, ne insistuam që të ndajmë buxhet nga programi K5 i Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, për punësimin e 100 profesorëve dhe administratorëve në Universitetin e Tetovës. Tanimë këto punësime janë bërë realitet dhe kapacitetet e burimeve njerëzore në këtë vatër të dijes janë përmirsuar dukshëm. Më pas, për dy fakultetet e reja që themeluam me vendim të qeverisë, Fakultetin e Bujqësisë dhe Pedagogjisë, ne siguruam edhe 30 vende shtesë. Në konkursin e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke pare praktikat e më hershme të pranimit simbolik të shqiptarëve, në qeveri ngritëm çështjen dhe morëm vendim, që më së paku 25% e të pranuarve të jenë shqiptarë, me këtë rast u punësuan 160 policë shqiptarë. Në Universitetin Nënë Tereza në Shkup hapëm vende pune për afër 90 profesorë, ku shumica ishin shqiptarë. Në Postën e Maqedonisë u punësuan 55 shqiptarë. Në klinikat e vendit kemi punësuar mbi 130 shqiptarë, si dhe në shumë institucione të tjera” dekralroi Halili

Sa i përket administratorëve që rrinë në shtëpi Halili tha se nga  viti 2009 është integruar programi K5 për punësimin e qytetarëve të bashkësive të ndryshme etnike, me theks të veçantë shqiptarëve. Përmes kësaj programe, që nga fillimi janë punësuar afër 3000 zyrtarë, nga të cilët afër 1400 janë shpërndarë dhe sistemuar nëpër institucione të tjera, ndërkohë që edhe 700 të tjerë janë në procedure e sipër, por për shkak të shpalljes tre here të zgjedhjeve vitin e kaluar, nga agjencioni për antikorupsion dhe kodi zgjedhor procedurat për transfer ndërpriten plotësisht deri në formimin e qeverisë së re.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *