Home / Lajme / Maqedoni / Edhe dy persona tjerë janë ftuar në polici lidhur me trazirat në Kuvend

Edhe dy persona tjerë janë ftuar në polici lidhur me trazirat në Kuvend

Personat C.G (49) dhe P.I (33), të dy nga Shkupi, dje janë ftuar në polici lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill,

 

Siç kumtoi MPB-ja në buletinin ditor, pas marrjes në pyetje dhe gjurmëve të marra, ata janë liruar, ndërsa në konsultime me prokurorin publik do t’u jepet parashtresë adekuate.

Thirrja në polici, thekson MPB, vijon pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Njësiti për krim të dhunshëm në SPB Shkup, i cili ka kryer kontroll të videoxhirimeve për identifikimin e personave tjerë të cilët në incidentin në Kuvend kanë ndërmarrë veprime me elemente të veprës penale, njofton AIM.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *