Home / Kryesoret / Edhe dy të identifikuar në sulmin ndaj Selës, njëri nga ata shpërndante foto të Gruevskit dhe Putinit në facebook

Edhe dy të identifikuar në sulmin ndaj Selës, njëri nga ata shpërndante foto të Gruevskit dhe Putinit në facebook

Janë identifikuar edhe dy nga katër sulmuesit që rrahën deputetin Ziadin Sela të enjten në Parlament.

KOHA merr vesh se tashmë janë lëshuar fletë-arreste për dy personat që paraqiten në videon e shkurtër e që tërheqin zvarrë deputetin Ziadin Sela të gjakosur.

Njëkohësisht, i dyshuari nga Kumanova e që ishte arrestuar orë më parë po në këtë qytet vazhdon të mbahet në stacionin e policisë deri në identifikimin përfundimtar të tij.

Mbetet vetëm personi i katërt të identifikohet, por që policia siguron në zbardhjen e plotë të rastit.

Njëri ndër ta është Kire Gjorgjievski nga Shkupi i cili në llogarinë e tije facebook, shpërndante foto nacionaliste dhe që ishte përkrahës i madh i Gruevskit dhe Rusisë duke shpërndarë disa herë foton e Putinit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *