Home / Kryesoret / Edhe kjo ndodh në Maqedoni: Mësuesi e rreh nxënësin për t’ju treguar tjerëve si është rrahur Sela (Video)

Edhe kjo ndodh në Maqedoni: Mësuesi e rreh nxënësin për t’ju treguar tjerëve si është rrahur Sela (Video)

Nxënësit kanë ”luajtur” lojën e ”dhunës në Kuvendin e Maqedonisë” para se mësuesi të hyj në klasë.

Pasi mësuesi është futur në klasë, në vend që të ndalojë dhunën në klasë ndaj një nxënësi që kishte rolin e kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ai e ka vazhduar tmerrin duke thënë ”eja të të tregoj si është rrahur Sela” dhe e ka goditur me shuplaka nxënësin.

Prindi i nxënësit të rrahur është ankuar tek drejtoresha dhe ka kërkuar që i njejti mos të jep mësim më pasi edhe më herët ka pasur ankesa për dhunë nga i njejti arsimtar.

Prindi Dejan Karanfilofski rastin e ka paraqitur edhe në polici. MPB e vërteton se ka pasur dhunë në klasë dhe ka njoftuar se nëse ka fakte atëherë mësuesi do të përballet me vepër penale-maltretim gjatë kryerjes së punës, njofton Telma.

Inspektoriati për arsim pranë Ministrisë së arsimit dhe shkencës ende nuk është përgjigjur për dhunën në shkollën fillore ”Kuzman Shapkarev”.

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *