Home / Kryesoret / Edhe në Maqedoni shënohet Dita ndërkombëtare e muzeve

Edhe në Maqedoni shënohet Dita ndërkombëtare e muzeve

‘Muzetë dhe historitë kontestuese-duke e thënë të pathënën në muze’ është tema e shënimit të sivjetmë të 18 Majit-Ditës ndërkombëtare të muzeve. Temën këtë vit e dha Këshilli ndërkombëtar i muzeve (ICOM) dhe vlen për të gjitha vendet për vitin 2017, ndërkaq fokusohet në rolin e muzeve, të cilët, duke punuar për të mirën e shoqërisë, bëhen qendra të pajtimit të popujve,

 

Në Maqedoni, Dita ndërkombëtare e muzeve, me një sërë aktivitetesh do ta shënojnë Galeria nacionale e Maqedonisë me të gjitha objektet e veta ekspozuese dhe Muzeu arkeologjik i RM-së.

Në kontekst të shënimit të Ditës së muzeve, në Hamamin e Daut pashës, gjatës tërë ditës sot do të vendoset ekspozita e absolventëve nga Fakulteti për arte figurative pranë UT-së, nga klasa e profesor Reshat Ameti, njofton AIM.

Kjo ditë tradicionalisht shënohet më 18 maj prej vitit 1977, me qëllim që të ngritet vetëdija për rëndësinë e muzeve dhe trashëgimisë kulturore në zhvillimin e një shoqërie.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *