Home / Lajme / Maqedoni / Ekspertët thonë se testimi ekstern ishte për t’i dënuar mësimdhënësit

Ekspertët thonë se testimi ekstern ishte për t’i dënuar mësimdhënësit

Vlerësimi i mësimdhënësve mund të bëhet përmes mekanizmave që nuk parashikojnë dënime drastike, si ato në testimin ekstern, thonë ekspertët, pas paralajmërimeve se qeveria e re do të propozojë heqjen e tij. Ka nevojë për një hapësirë më të madhe për kreativitetin e mësimdhënësve, thonë ata.

Progresi në punën e mësuesve duhet që të ndiqet nga këshilltarët e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, pasi sanksionimi i mësimdhënësve deri më tani është bërë vetëm përmes testimit ekstern, i cili ishte kundëproduktiv dhe në kundërshtim me të gjitha sistemet arsimore, thotë, për REL, ish- ministri i arsimit, Nenad Novkovski. Ai beson se testimi ekstern ka krejtësisht funksion tjetër, përkatësisht nëpërmjet tij bëhen analiza për sistemin e arsimit në tërësi.

Komentet e ekspertëve vijnë pasi përfaqësues të LSDM-së njoftuan se qeveri e re do të shfuqizojë testimin ekstern.

Në drejtim të asaj se çfarë mekanizmash janë të nevojshëm për kontroll të mësimdhënësve, Novkovski thotë se në asnjë vend të botës nuk ekzistojnë sanksionime të mësimdhënësve në bazë të arritjevet të nxënësve. Sipas tij, progresi i mësimdhënësve duhet që të ndiqet nga këshilltarët e Byros për Zhvillim të Arsimit, kurse përmirësimi i punës së tyre mund të arrihet me ndihmën e këshillave nga kolegët e tyre që kanë përvojë më të madhe në këtë drejtim.

“Monitorimi i progresit të mësuesve dhe punës së tyre duhet të kryhet nga këshilltarët në Byronë për Zhvillimin e Arsimit, kjo është një nga detyrat e tyre. Një tjetër sistem që ishte paraparë që të futet dhe është krejtësisht normal në të gjitha vendet evropiane, që me ndihmën e këshilltarëve dhe mësimdhënësve me përvojë nga shkollat e vendit, pra të angazhohen mësimdhënës nga shkollat që kanë përvojë më të madhe për t’iu ndihmuar kolegëve të tyre më të rinj për të përmirësuar punën e tzre dhe t’i mënjanojnë gabimet eventuale në të ardhmen”, thotë Novkovski.

Arsimi mund që të arrijë në një gjendje më të mirë në rradhë të para përmes të masave në paket, pastaj duhet që të diskutohet edhe për  për një strategji mbi partiake për zhvillimin e tij, ku do të përfshihen edhe një numër i madh i ekspertëce, thotë Sulejman Rushiti, i cili gjithashtu ka qenë ministër i arsimit. Në arsim, përveç në shkolla, duhet që të investohet edhe në një pjesë të kurikulës, thotë ai.

“Vetëm me gjoba nuk  arrihet sukses. Nuk duhet që mësimdhënësit të trajtohen si kundërshtarë të përmirësimit të vet procesit arsimor, ata janë më të thirrur për këtë gjë dhe mendoj se për përmirësimin e vet procesittë arsiminit ekzistojnë masa tjera stimultante, siç janë seminaret, arsimin i mëtejmë… Por më me rëndësi është që të ketë vullnet politik, përkatësisht të mos trajtohen mësimdhënësit vetëm si një trup vototues. Mësimdhënësit duhet që të stimulohen dhe t’u lejohet hapësirë për kreativitetin e tyre”, thotë Rushiti.

Në drejtim për të hequr testimin ekster, përfaqësues të LSDM-së, kanë thënë se ata kanë dorëzuar një  projekt-amendamentet në parlament për ndryshime në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm në një procedurë të shkurtuar.

Në vitet e fundit në disa qytete janë mbajtur protesta të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme kundër testimit ekstern. Ata kanë kërkuar heqjen e tij, kurse përfaqësuesit e atëhershëm të pushtetit kanë thënë se testimi ekstern duhet që sjell përfitime për nxënësit, mësimdhënësit, shkollat dhe sistemin arsimor në tërësi. Ata kanë thënë gjithashtu se qëllimi i këtij procesi është të marrin të dhëna reale se ku tangon sistemi dhe ku aji mund që të përmirësohet.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *