Home / Kryesoret / EKSPOZITA E FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA – (VIDEO)

EKSPOZITA E FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA – (VIDEO)

Festivali i filmit në Shkup dhe Shoqata për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjëve me nevoja të veçanta Sinata Ptica në Shkup, kanë organizuar evenimentin “Krijojmë së Bashku. Nga Tetova kanë marrë pjesë fëmijët me dhe pa nevoja të veçanta nga shkollat Liria dhe Andreja Saveski Kikish. Fëmijët  me këtë rast kanë ekspozuar  fotografi dhe video që i kanë punuar gjatë kohës së kaluar, ndërsa janë përfshirë fëmijë nga Shkupi, Tetova dhe Strumica.

“Shumë njerëz vlerësojnë se për shkak të asaj që këto fëmijë janë me aftësi të kufizuara nuk mund të jenë kreativ, dhe se nuk duhet që të mundohemi rreth asaj për të zgjuar kreativitetin e tyre, por unë e mendoj dhe vlerësoj të kundërtën nga përvoja ime personale sepse me Zoran Andonovin kryetarin e shoqatës së fëmijëve me paralizë cerebrale shumë herë kemi pasur projekte për fotografi për vizatim, vizatime të digjitalizuara dhe kështu me rradhë ku vërehet qartë kreativiteti i fëmijëve me aftësi të kufizuara , dhe ajo që mua më së shumti më gëzon është fakti se sat ë lumtur dhe të kënaqur janë ata kur ne të gjithë së bashku jemi marrë me fotografi, transmeton Televizioni Koha.

Duhet që ta pranoj se jam jashtëzakonisht i kënaqur sepse në një farë mënyre fëmijët shumë natyrshëm e duan filmin që do të thotë se janë rritur me mediumet vizuele , dhe që nga fillimi ata intuitivisht e dinin se çfarë duhet që të bënin , kështuqë kohën më të madhe e kemi kaluar në inçizim se san ë trajnim klasik dhe kjo ishte një ndër arsyet që të trajnohemi si një ekip, të bëjmë një film dokumentarë për arsye se vet fëmijët treguan shumë gjëra ishin të hapur dhe më treguan shumë gjëra për mënyrën e tyre të jetësës , situatat e tyre këtu në Maqedoni se si ballafaqohen me aftësitë e tyre të kufizuara, si trajtohen kështuqë une kam vetëm fjalë pozitive për këtë projekt, transmeton Televizioni Koha.

Pas ekspozitës poashtu është mbajtur edhe një debat me temën  “Kreativiteti-dritare drejt botës me ndryshueshmëri”. Ky eveniment është pjesë e projektit :mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe përmiërsimi i përfshrijes sociale i fëmijëve me nevoja të veçanta në ballkan perendimor dhe Turqi, i financuar nga Bashkimi Evropian ndërsa i bashkfinancuar edhe i zbatuar nga Unicef. Vlen të theksojmë se gjatë ditës së sotme organziatorët nuk kishin paraparë edhe deklarata për mediat në gjuhën shqipe edhe pse evenimenti kishte karakter multientik. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *