Home / Lajme / Kronika e zezë / Ekzekutohet për hakmarrje 60-vjeçari qëllohet me breshëri automatiku në oborrin e shtëpisë

Ekzekutohet për hakmarrje 60-vjeçari qëllohet me breshëri automatiku në oborrin e shtëpisë

Një 60-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme (14 maj 2017) në fshatin Rukaj të Matit.

Viktima, Hajredin Lleshi, mësohet se është thirrur nga persona të panjohur të dalë jashtë shtëpisë dhe sapo ka dalë në oborr e kanë qëlluar me breshëri automatiku nga brenda automjetit,  duke e lënë të vdekur.

Ka qenë i biri që ka njoftuar më pas uniformat blu, duke u thënë: Hajdeni se më kanë vrarë babain.

“Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka telefonuar një djalë dhe ka thënë se në fshatin Rukaj, persona të pa njohur me një automjet, më kanë vrarë babain. Menjëherë janë nisur forca të shumta policie në drejtim të fshatit Rukaj, për verifikimin e telefonatës ku ka rezultuar se: Persona të panjohur duke përfituar edhe nga errësira, në oborr të banesës kanë vrarë me armë zjarri shtetasin H.Ll, rreth 60 vjeç” informon policia.

Menjëherë pas vrasjes, autorët janë larguar me shpejtësi me një automjet ende të paidentifikuar ne drejtim të Rreshenit.

Nga ana e policisë janë ngritur pika të shumta kontrolli ne te gjitha akset dytesore dhe Rrugen e Kombit për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje.

Forcat e Drejtorisë së Dibres, ato të komisariarit të Matit në bashkëpunim edhe me policinë e Rrëshenit po krehin zonën.

Paraprakisht dyshohet se vrasja është kryer për hasmëri.

Viktimes i vrane te vellain ne 2013

Tre vite me pare, 60-vjeçarit i vranë të vellain. Mengjesin e 30 tetorit 2013, Xhavit Lleshit, i zune prite ndersa udhetonte me makine, duke e ekzekutuar  me 15 plumba.

Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *