Home / Kryesoret / Eldin Rustemi, volejbollisti shqiptar nga Tetova, ndihmës-selektor i reprezentacionit të Turqisë

Eldin Rustemi, volejbollisti shqiptar nga Tetova, ndihmës-selektor i reprezentacionit të Turqisë

Me vendim të Federatës së Volejbollit të Turqisë, në postin e ndihmës-selektorit të reprezentacionit të këtij shteti, u emërua volejbollisti nga Tetova, Eldin Rustemi. Ai do të jetë ndihmës i Joshko Milenkovskit, trajnerit të njohur nga Maqedonia, i cili sivjet ka nënshkruar një marrëveshje 4 vjeçare me Federatën e Volejbollit të Turqisë. Eldin Rustemi, student për marrëdhënie ndërkombëtare, gjate studimeve është marrë edhe me volejboll. Pas lëndimeve të marra nëpër ndeshje, ai e ka lënë lojën aktive dhe ka filluar të ushtrojë profesionin e trajnerit në ekipin e femrave të kompanisë së njohur USP të Turqisë. Për disa vite me radhë kontribuoi që ky ekip të garojë në ligën e tretë të Turqisë ndërsa sivjet arriti të luajë në plej of për Ligën e Dytë.

Edhe pse mjaft i ri, 26 vjeçar, Eldini në këto pesë vitet e fundit arriti t’i marrë të gjitha licencat e nevojshme për trajnerë profesionalë, të cilat janë të parapara me standarde ndërkombëtare. Para se të shkojë për studime në Turqi, ai ishte pjesë e ekipit kampion të Shkëndijës në sezonin 2010/11. Si lojtar i pazëvendësueshëm, ai luajti edhe në reprezentacionin e të rinjve të Maqedonisë.

Shpresojmë se bashkëpunimi i tij me strategun e njohur Joshko Milenkovski do të rezultojë me suksese të reja në karrierën e tij të mëtutjeshme si volejbollist dhe si trajner i parë i këtij sporti shumë të popullarizuar edhe te ne jo vetëm kohës së fundit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *