Home / Showbiz / Eli Fara vjen si ‘Zhade’ në klipin e ri

Eli Fara vjen si ‘Zhade’ në klipin e ri

Këngëtarja shqiptare, Eli Fara ka publikuar disa fotografi të prapaskenave të xhirimeve së projektit të ri muzikor.

Shumë prej ndjekësve të saj kanë supozuar se ajo duket si aktorja e njohur ‘Zhade’ pasi ka veshur një fustan ngjyrë akuamarinë dhe disa aksesorë të po atij stili.

Këtë herë, Eli do të sjellë një ripërpunim të këngës popullore, ‘Molla në Bahce’. Ajo na ka lajmëruar nëpërmjet rrjetit social Instagram se xhirimet po i bën në Pazarin e ri, Korcë.

49-vjecarja duket shumë joshëse në këtë paraqitje të saj, edhe pse shpesh herë ajo e ka prezantuar veten si një femër sharmante dhe plot klas.

Pritet që brenda pak ditëve të dalë në treg klipi.

 

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *