Home / Showbiz / Elita Rudi tregon nëse është shtatzënë (Foto)

Elita Rudi tregon nëse është shtatzënë (Foto)

Elita Rudin mund ta shohim çdo fundjavë në emisionin e RTV Dukagjinit “Elite Show”.

Ajo gjithmonë merr komplimente të shumta për dukjen dhe paraqitjen edhe në jetën e përditshme.

Por, së fundi ajo ka paraqitur një fotografi në rrjetet sociale teksa duket me bark paksa të fryrë, e cila gjë bëri bujë në media se bukuroshja gjakovare është shtatzënë.

Por, prezantuesja ka folur për Telegrafin rreth kësaj teme duke hedhur poshtë spekulimet.

“Fotografia është shkrepur pas drekës, minuta pas përfundimit të xhirimeve. Nuk ka ndonjë mesazh që fshihet pas fotos, është një imazh i zakonshëm para pasqyrës, ku shihet stomaku më i fryrë se zakonisht, efekt i drekës. Nuk jam munduar ta fsheh, madje është vënë në pah edhe përmes përshkrimit. Nuk ka diçka të jashtëzakonshme në të”, ka thënë Elita.

Kujtojmë se Elita tash e sa kohë ka zyrtarizuar lidhjen me reperin pejan Gjiko. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *