Home / Showbiz / Eneda Tarifa “hakmerret” ndaj Linda Halimit, “Bota është portokall” (FOTO)

Eneda Tarifa “hakmerret” ndaj Linda Halimit, “Bota është portokall” (FOTO)

E ftuar në “Xing me Ermalin” në TV Klan, mbrëmjen e djeshme ka qenë këngëtarja Eneda Tarifa e cila ndër të tjera ka folur për debatin virtual që ka patur me Linda Halimin, debate të cilat kanë filluar që prej kohës kur Eneda përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Linda bëri një koment rreth këngës së saj, e cila pati jo pak reagime.

Pikërisht, këtë vit që Halimi u ngjit në skenën e Eurovizionit për të performuar këngën e saj, Eneda shkruan: “Mos erdhi gjë koha të të kthej statusin e vjetshëm e dashur Linda? Bota portokall.”- përfundon ajo. E pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi se ç’mendonte për këngën e sivjetshme në Eurovizion Eneda, zgjodhi t’i përgjigjej me finesë duke i thënë se Linda bëri të pamundurën dhe performanca ishte shumë e mirë. Por më pas, me shaka ajo shtoi: “Kaq, apo të them të vërtetën? “Karma është karma!”-  përfundoi këngëtarja.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *